Ferma e kanabisit në Britani, banda e trafikantëve mbajnë “peng” shqiptarin

Një bandë trafikantësh droge në Angli, mbanin nën kontroll përmes internetit shtetasin shqiptar F.D, pasi e detyronin të kujdesej për fermën e kanabisit në Ashton Terrace në Harehills. Ai shkoi në Mbretërinë e Bashkuar në anën e pasme të një kamioni në fillim të këtij viti me kosto 10,000 £, para që më pas u kishte borxh trafikantëve.

Prokurorja Jemima Stephenson tha se pas një njoftimi, policia bastisi pronën më 5 prill, duke gjetur F.D  brenda. Ata gjetën 71 bimë në tre dhoma me një vlerë totale deri në 39,000 £.

Oficerët gjetën ushqimin bazë në shtëpi dhe një kamerë në dritaren e përparme. Gjatë intervistës së tij në polici, 31-vjeçari tha se lejohej të largohej nga prona çdo dy javë për të blerë ushqime dhe i jepeshin 100 £ çdo tre muaj.

SHKARKO APP