Fermerët e Divjakës: Nuk kemi treg, po i shesim prodhimet në kosto

Fshati Spolatë në Bashkinë Divjakë, ekzistencën e tij ekonomike e ka të lidhur ngushtë me prodhimin e perimeve në sera diellore. Kultivimi i domates, kastravecit, specit dhe pjeprit, në ambiente të mbrojtura, është kthyer prej mëse 20 vitesh në një traditë, ku është ndër të paktët fshatra që ka mbi 80 hektarë me sera diellore.

Prodhimi i domates këtë sezon dhe i specit, është nga më cilësorët, dhe prodhimtaria është e lartë.

Mungesa e tregut të shitjes dhe çmimet e larta të imputeve bujqësore ku përfshihen dhe preparatet kimike, kanë çuar që aktualisht çmimi i domates të jetë nën koston e prodhimit, madje fermerët po e japin me arka dhe jo me lekë për kilogram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas fermerëve, mungesa e tregut për eksport, si dhe mos orientimi i tyre me anë të politikave bujqësore nga specialistët e fushës dhe Drejtorisë së Bujqësisë në Lushnjë, bën që fermerët të mbjellin sipërfaqe më të mëdha sesa nevojat e tregut të brendshëm, duke krijuar stoqe të prodhimit dhe kësisoj rënie drastike të çmimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?