Fermerët e Elbasanit braktisin kulturat tradicionale, kultivojnë lakrën e Brukselit

Një kulturë e re me treg të garantuar e çmim të mirë ka nisur të kultivohet në Elbasan.

Lakra e Brukselit e po merr gjithmonë e më shumë vëmendje nga fermerët në Jagodinë.

Sipërfaqet e mbjella po shtohen vit pas viti dhe fitimet nga produkti që kryesisht shkon për eksport i ka bërë shumë fermerë të heqin dorë nga kulturat e zakonshme.

Fermer: “Gjithë prodhimi i lakrës shkon jashtë vendit. Dhe këtë vit e dyfishuam mbjelljen.”

Por ata fermerë që edhe këtë vit kultivuan domaten apo perimet e tjera, thonë se dolën me humbje, si në të gjithë vendin.

Fermer: “Domaten e shitëm me 2 mijë lekë kilogramin, ndërsa kostoja e prodhimit ishte 3 mijë lekë kilogrami.”

Ankesa kanë në mënyrë të veçantë për mungesën e mbështetjes nga shteti me subvencione.

Bujqësia është sektor prioritar në Jagodinë. Nga 172 hektarë tokë, 80 hektarë janë vetëm me sera. /Ora News

Ora News - Fermerët e Elbasanit braktisin kulturat tradicionale, kultivojnë lakrën e Brukselit

SHKARKO APP