Fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit në protestë
Fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit protestuan kundër skemës subvecionale pranë urës se Kuçit, ku bllokuan rrugën nacionale. Në krye të tyre ishte Ervin Resuli president i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorëve dhe prodhuesit vendor shqiptar.
Protestuesit i konsiderojnë skemat mbështetëse prerje në besë për shkak se nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë e tyre të kërkuara në protestën e muajit tetor.
Për ta fondi i skemave mbështet njerëzit që janë afër qeverisë, një pjesë e madhe e buxhetit të përcaktuar për fermerët i kalon universitetit bujqësor dhe bashkive për ndërtimin e tregjeve.
Nuk janë mbështetur blegtorët duke rritur tavanin për krerë nga 5 bëhet në 10 kokë bagëti. Nafta s’mund të merret nga të gjithë ata që kanë mekanikën bujqësore për shkak të mungesës së letrave për pronësinë e tokës.