Fermerët gjejnë hapësira të reja në treg (VIDEO)

E nisur 15 vjet më parë si një serë e zakonshme me perime, sot Naim Tera dhe dy djemtë e tij e kanë kthyer serën e tyre në Vidhas të Elbasanit në një serë me lule. Biznesi fillimisht duket i vështirë por ata shpresojnë se ky biznes do të ketë rrugë dhe do t’i mbajë ata larg emigracionit. Eksperiencën që mori jashtë vendit, Marigleni e shfrytëzoi në fshatin e tij duke shpresuar që nisma do të shkojë më tej. Me këtë punë shpreson të mbajë të gjithë familjen. Kultivimi i luleve së fundmi ka filluar të aplikohet në masë nga fermerët. Kryesisht bimët dekorative merren jashtë vendit dhe rriten në sera. Shpenzimet janë të konsiderueshme ndërsa tregu duket ende i varfër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Nga perimet tek lulet/ Fermerët gjejnë hapësira të reja në treg - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?