Fermerët: Me drogë shkojmë në burg, me pataten nuk fitojmë fare
Në Sheqeras dhe Orman të Korçës, thonë se dhjetra tonë prodhim po u kalbet në magazina. Një fermer thekson se kishte kultivuar rreth 2 hektarë tokë dhe për të kjo do të thotë falimentim, pasi tregtarët nuk kanë asnjë interes për këtë cilësi prodhimi. Kritika dhe ankesa kanë për strukturat e bujqësisë që thonë se nuk i kanë patur asnjë moment afër, ndërsa akuza hedhin edhe për cilësinë e farës dhe pesticideve që thonë se nuk kanë dhënë efekt. Ne nuk dimë si të bëjmë. Po të merremi me drogë ata të fusin brenda se ne jemi të vegjël e na kapin kollaj, veten e tyre jo, po të merremi me pataten të fitojmë me djersën e ballit nuk fitojmë fare”.
KOHA JONË SONDAZH

