Fermerët në Fier denoncojnë abuzimin me subvencionet në bujqësi. “Pushteti merr paratë për vete”. Baçi: Zgjidhja kundër korrupsionit është …

Kudo në Shqipëri, fermerët denoncojnë abuzimin e qeverisë me subvencionet. Edhe në Rreth Libofshë, ata i thanë kandidatit për deputet, Luan Baçi se qeveria i çon paratë për bujqësinë vetëm tek disa persona, duke lënë pa asnje mbështetje mijëra të tjerë në nevojë.

“Grantet po i merr dikush qe nuk ka lidhje fare me serat. Janë bërë sera në Darzezë, po a bëhen sera në tokë kripe?- thanë fermerët. Luan Baçi u shpreh se këto sera u përkasin drejtuesve të Bashkisë që kanë marrë paratë e fermerëve për biznesin e tyre të paligjshëm.

“Ata marrin grantet dhe cdo gje xhiron rreth atyre. Korrupsioni eshte ne majat me te larta, vjedhja eshte masive, ndryshoni miqte e mi ne 25 prill, ndryshoni me vote. Vote ne 25 prill, te ndryshojme menyrën e qeverisjes. Te ndryshojme kryeministrin se vetem keshtu do te shpetoni nga te gjitha keto siklete qe keni, nga vjedhja nga abuzimi nga maskarrelleku i ketyre qe jane ne qeveri sot”, tha Luan Baçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?