Fermerët në protestë, Kakavijë-Janinë bllokohet të dielën

Policia Kufitare në Kakavijë bën me dije se sipas informacionit të marrë nga homologët grekë, më 30 nëntor 2025, nga ora 18:00 deri në 22:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste që do të zhvillohet nga fermerët helenë.

Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa të gjitha mjetet e tjera do të duhet të ndalojnë ose të planifikojnë lëvizjen në orare të ndryshme.

Policia Kufitare e Kakavijës u kërkon udhëtarëve mirëkuptim dhe i sugjeron qytetarët të planifikojnë udhëtimet në orare alternative, për të shmangur vonesat dhe situatat problematike në kufi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?