”Ferrari” i parkuar gabim gjobitet nga Policia, Veliaj: Sot ke notën 4, nesër qytetar model
Një tjetër makinë luksoze u gjobit dje në Tiranë, për shkak të parkimit të gabuar në rrugët e kryeqytetit. Edhe pse tabela e vendosur në anë të rrugës e sinjalizonte shoferin se në atë zonë nuk lejohet parkimi, ai kishte parkuar në rrugë një “Ferrari” me ngjyrë të kuqe, e cila u bllokua nga policia.
Teksa publikon në facebook, disa foto nga momenti kur policia i vendos gjobën, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shkruan se sot ky drejtues mori notën 4 me qëllim që nesër të jetë një qytetar model.
”Bo bo bo! Bën gabim për vete, po bëhesh shembull i keq dhe për shoferët e 2019-ës! Shiko tabelën! Sot notën 4❌, nesër qytetar model!”, shkruan Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

