Festa e beqarisë kthehet në tragjedi, arrestohet një shqiptar
Një shqiptar dhe një rumun, të dy rreth 30 vjeç, janë vënë në pranga në Treviso, në Itali, si autorë të vrasjes së një të riu dhe plagosjes së shtatë personave të tjerë.
Gjithçka ndodhi natën e së dielës, kur grupi i miqve, ku bënte pjesë viktima po festonin festën e beqarisë së shokut të tyre.
Duket se zhurma e lartë që po bënin në apartament ka shqetësuar banorët, por shqiptari dhe rumuni kanë vepruar direkt. Fillimisht ka plasur sherri me fjalë, pastaj situata degjeneroi.
Një i ri, identifikuar si Igor Ojovanu u qëllua për vdekje, ndërkohë që të paktën 7 të tjerë u plagosën.
Shqiptari dhe shoku i tij bashkëpunëtor në krim u arratisën me një makinë, por duket se kishin marrë plagë, kështu që ishin të detyruar të shkonin në spital. Aty u zbuluan nga mjekët e urgjencës, të cilët njoftuan policinë dhe kështu u vunë në pranga.
KOHA JONË SONDAZH

