Festa e Çlirimit, ambasada Amerikane uron shqiptarët me vargjet e Andon Zako Çajupit

Ndonëse festa e Çlirimit u venit nga tërmeti që goditi më 26 nëntor vendin, i cili shkaktoi 49 viktima, Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët në këtë ditë të shënuar për ta.

Ambasada ka zgjedhur që të urojë shqiptarët me vargjet e njohur të Andon Zako Çajupit.

“??️ | Më këto vargje frymëzuese nga poeti i madh shqiptar Andon Zako Çajupi, ne nderojmë Ditën e Çlirimit!”, thuhet ne mesazhin e ambasadës amerikane.

“Ku i duket balta m’ë e ëmbël se mjalta?
Në vendin e tij.
Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
Në Shqipëri.”, thuhet në vargjet e Cajupit.

SHKARKO APP