“Festa e Koranit” në Pogradec, hidhen 2 milionë rasat peshku në liqen e Ohrit

Festa e Koranit, peshkut të cilësuar unik në botë mblodhi këtë fundjavë qytetarët në Pogradec.

Në Odeonin e qytetit u zhvillua panairi i gatimeve të Koranit, ku qytetarët shijuan gatimet e ndryshme nga kuzhinierët e restoranteve dhe amvisave pogradecare.

Në kuadër të pasurimit të liqenit me rasat të rinj rreth 2 milionë të tillë në këtë sezon, sasi që rritet çdo vit, tregon vëmendjen e shtuar të shtetit shqiptar për mbrojtjen dhe shtimin e kësaj specie endemike.

Në mbrëmje në Odeon  qytetarët u argëtuan me performancën live të këngëtarit Dren Abazi dhe Zig zag orchestra në Odeon.

Ky aktivitet u organizua nga për herë të parë nga bashkia e Pogradecit.

Korani i liqenit të Pogradecit nuk është unik vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Ai nuk shquhet vetëm për shijen e tij krejt ndryshe nga të gjitha varietetet e peshqve të egër të liqenit e detit, por gjithashtu edhe për vlerat e tij ushqyese.

SHKARKO APP