Festa e Miqësisë në sheshin ”Skënderbej”, katër netë fantastike me këngëtarët më të mirë
Energji, muzikë, surpriza dhe argëtim ka nisur ”Festa e Miqësisë” mbrëmjen e 14 Shtatorit në sheshin ”Skënderbej”. Festa është kthyer tashmë në një traditë shumë vjeçare. Gjatë gjithë sezonit veror shëtit në shumë qytete të Shqipërisë. Ky organizim dedikuar miqësisë, ku hyrja është falas, zgjat deri më 17 shtator në sheshin Skënderbej dhe bën bashkë emrat më të mirë të muzikës shqiptare.
Këtë fundjavë në sheshin Skënderbej do të ngjiten në skenë artistë të njohur si Anxhela Peristeri, West Side Family, Stine, 3 Musketjerët, Orgesa Zaimi & Land Kademi, NRG Band, Armaldo Kllogjeri, Era Rusi, Xhesika Polo, Stivi Boka, Lorenc Hasrama, Three Dots, por edhe DJ në të gjitha netët si Dj Abel. Atmosfera në shesh është elektrizuese.
Organizatorët e Festës së Miqësisë, Birra Elbar dhe Red Cloud premtojnë 4 netë fantastike plot argëtim, lojëra e surpriza për të argëtuar miqtë e festës dhe të ftuarit, por edhe të gjithë familjen.