Festa e ullirit, për të tretin vit në Roskovec

Bashkia e Roskovecit është bërë mikpritësja e Festës së Ullirit, në vitin e 3-të të organizimit të saj. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ambasadorët e Slovenisë dhe Spanjës të cilët vlerësuan zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi tha se synimi i bashkisë është që ta kthejë këtë zonë në një atraksion turistik për vizitorë vendas dhe të huaj.

Gjatë ceremonisë u përurua edhe rikonstruksioni i një kishë 700 vjeçare. Ky ishte një investim i bashkisë prej 10 milionë lekë, i cili bërë të mundur restaurimin e Kishës së Shën Kollit në Kurjan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kisha, e ndërtuar në shekullin 13 në stilin bizantin dhe është monument i trashëgimisë kulturore në Kurjan që prej vitit 1963. Roskoveci organizon për të tretin vit festen e ullirit dhe bashkia synon që ta kthejë këtë zonë në atraksion turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?