Festa në “Sheshin Skënderbej” natën e ndërrimit të viteve, zbulohen artistët që do të performojnë
Si tashmë është bërë traditë këto vitet e fundit, në “Sheshin Skënderbej” në kryeqytet do të festohet ndërrimi i viteve, jo vetëm me hedhjen dhe spektaklin e fishkezjarrëve, por dhe me një koncert që do të mbledhë qytetarët për të festuar së bashku.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i fton të gjithë qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, që të marrin pjesë në festën e organizuar në shesh, për të pritur 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet.
Gjithashtu, Veliaj ka zbuluar edhe emrat e artistëve që do të na shoqërojnë me performancat e tyre natën e ndërrimit të viteve.
Pra ata që do të zgjedhin të shkojnë në orën 23:00 në shesh, do të jenë nën shoqërinë e performancave nga Elhaida Dani, Mariza Ikonomi dhe Eneda Tarifa.