Festa në Shqipëri, kryepolici Gledis Nano uroi dhe përgëzoi forcat blu: Nuk kemi patur probleme

Drejtori i Përgjithsëm i policisë Gledis Nano pak momente pas ndërrimit të viteve, dha një prononcim për mediat ku falënderoi dhe uroi forcat policore mbi punën e tyre në terren.

“Dua të falenderoj gjithë punonjësit e Policisë që kanë qenë në shërbim, kanë kryer një punë të mrekullueshme, po ashtu edhe të gjithë forcat e Policisë, të cilat janë në gatishmëri të plotë për të siguruar rend edhe qetësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, nuk kemi patur asnjë incident deri më tani të raportuar apo të konstatuar.

Fatmirësisht ky vit ka filluar me këmbe të mbarë, është e vërtetë që është një vit ndryshe dhe kërkohen masat anticovid, por siç i shikoni të gjithë njerëzit që po festojnë janë të gëzuar dhe unë i uroj të gjithëve një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe shumë të suksesshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën normale dhe shërbimet e Policisë do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?