Festa surprizë kthehet në tragjedi, 20 të vdekur nga një familje

Një festë surprizë për ditëlindje ka përfunduar me 20 persona të vdekur, pasi një limuzinë, në të cilën po udhëtonin 18 persona, u përplas me një kamion e si pasojë ngelën të vdekur edhe dy kalimtarë.

Grupi i miqve dhe familjarëve po shkonin të surprizonin në një festë madhështore mikeshën e tyre, e cila mbushte plotë 30 vjeçe.

Të gjitha viktimat ishin të rritur. Familjarët e viktimave thanë se ata nuk kishin në plan të merrnin limuzinën për të shkuar në festën surprizë, por një makinë në formë furgoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fat të keq, mjeti me të cilin ata kishin menduar të shkonin rek 30-vjeçarja, pësoi defekt, ndaj në moment të fundit vendosën të merrnin limuzinën me qira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëra prej pasagjereve, Erin McGowan ishte e shqetësuar nga mënyra se si po ecte makina, ndaj i shkroi motrës së saj:

Makina duket në gjendje të tmerrshme”.
Pa kaluar 20 minuta nga momenti i dërgimit të mesazhit, të gjithë pasagjerët ishin të vdekur.

Viktimat:

Mes viktimave janë edhe 4 motra, të cilat janë identifikuar si Abigail Jackson, Mary Dyson, Allison King dhe Amy Steenburg. Abby Jackson dhe bashkëshorti i saj, Adam, prindër të një fëmije 4-vjeçar dhe të një foshnje 16 muajshe, ndërruan jetë në aksident.

Amy dhe bashkëshorti i saj, 29-vjeçari Axel Steenburg, të cilët u martuan në korrik të këtij viti, bashkë me vëllanë 34 vjeçar të Axel, Rich Steenburg, ngelën të vdekur.

Mes viktimave është edhe Mary Dyson me bashkëshortin dhe të motrën, Allison King.

Familja gjithashtu ka identifikuar porsamartuarit Erin McGowan, 34 vjeçe dhe bashkëshortin e saj, Shane McGowan, 30 vjeç.

Kushëriri i Erin, Patrick Cushing, ishte gjithashtu midis të vdekurve.

I vdekur ngeli edhe shoferi i limuzinës, 53-vjeçari Scott Lisinicchia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?