Festat/Brenda një jave mbi 21 mijë udhëtarë në Durrrës
Në këtë prag festash, Porti i Durrësit ka pasur fluksin më të madh të hyrjes që nga koha e sezonit veror. Gjatë javës së fundit në port kanë mbërritur me tragete 21,163 udhëtarë me 4,939 autovetura gjithsej. Ndërsa pritet që ky numër të rritet edhe më tej gjatë kësaj fundjave. Festat e fundvitit po sjellin në Durrës mijëra bashkëatdhëtarë, të cilët do të festojnë pranë familjeve në qytete të ndryshme të vendit tonë, në Kosovë dhe në Maqedoni. Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual mësohet se ditët e fundit numri i udhëtarëve me tragete është 3-4-fishuar në krahasim me ditët normale.
Çdo ditë në port ankorohen 3-4 tragete nga Bari, Ankona dhe Trieste. Që nga fillimi i muajit dhjetor, tragetet janë shfrytëzuar nga 52,400 udhëtarë me rreth 16,300 autovetura, kamionë dhe trajlerë gjithsej. Gjatë javës së fundit në portin e Durrësit kanë mbërritur me tragete 21,163 udhëtarë me 4,939 autovetura gjithsej. Ndërsa pritet që ky numër të rritet edhe më tej gjatë kësaj fundjave. Festat e fundvitit po sjellin në Durrës mijëra bashkatdhëtarë, të cilët do të festojnë pranë familjeve në qytete të ndryshme të vendit tonë, në Kosovë dhe në Maqedoni.
Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual mësohet se ditët e fundit numri i udhëtarëve me tragete është 3-4-fishuar në krahasim me ditët normale. Çdo ditë në port ankorohen 3-4 tragete nga Bari, Ankona dhe Trieste. Që nga fillimi i muajit dhjetor, tragetet janë shfrytëzuar nga 52,400 udhëtarë me rreth 16,300 autovetura, kamionë dhe trajlerë gjithsej. Policia e Qarkut Durrës, nëpërmjet një plani të veçantë masash është angazhuar maksimalisht në garantimin e rendit, sigurisë publike, qarkullimin e lirë të mjeteve e këmbësorëve, zhvillimin normal të festimeve në të gjithë qarkun. Bazuar në eksperiencën e viteve të mëparshme, detyra janë parashikuar edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve aksidentale, shkaktuar nga fishekzjarrët apo armët e zjarrit.
Duke folur për masat e fundvitit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nënvizoi se këtë fundvit, puna e policisë është e fokusuar në tre elementë, kufirin, rendin dhe parandalimi i përdorimit të lëndëve piroteknike. ”Policia është e fokusuar në disa drejtime kryesore, e para në menaxhimin e gjithë fluksit të kalimit në pikat kufitare, për arsye se fundi i vitit shton numrin e qytetarëve shqiptarë që hyjnë apo dalin nga territori. Po kështu, shtoi Lleshaj, vëmendje e madhe i kushtohet trafikut, sigurisht atij rrugor në përgjithësi, luftës ndaj krimit dhe mbajtjes nën monitorim të elementëve me precedent penal, si edhe çështje që kanë të bëjnë me rendin publik”. Ministri Lleshaj bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit me qëllim për parandalimin e situatave të padëshiruara. ”Gjej rastin që t’i bëjë thirrje qytetarëve për të rritur bashkëpunimin me policinë këto ditë, nënkuptojë me këtë informimin, për ato raste që shqetësojnë sigurinë dhe qetësinë publike. Polica e Shtetit është e angazhuar me një prani të shtuar në territor për t’ju përgjigjur qytetarëve”.
KOHA JONË SONDAZH

