Festat e fundvitit, dyfishim të lundrimeve me Italinë në Portin e Durrësit
Me rastin e festave të fundvitit, 30 sportele janë në dispozicion për të përballuar fluksin e udhëtarëve që pritet të vijnë në vendin tonë nëpërmjet Portit të Durrësit. Linjat e lundrimit që operojnë me Barin dhe Ankonën në Itali, kanë njoftuar dyfishim të lundrimeve deri në ditët e para të muajit janar 2025.
Autoriteti portual në Portin e Durrësit ka nisur marrjen e masave për shtimin e fluksit të udhëtarëve dhe mjeteve që vijnë me linjat e lundrimit të trageteve me rastin e festive të fundvitit. Duke nisur nga kjo e enjte, tragetet e linjave ndërkombëtare detare me Barin dhe Ankonën kanë parashikuar dyfishim të lundrimeve për të përballuar fluksin.
”Nga sot rifillojnë lundrimet e dyfishta nga Bari drejt Durrësit dhe anasjelltas. Fluksi është nga Italia drejt Shqipërisë. Në ditët në vijim, presim që të shtojmë me maksimumi me rreth 2 mijë pasagjerë për çdo pasagjer. Pra 4 mijë nga Bari dhe 1800 nga Ankona, janë dhe ditët maksimale të fluksit. Autoritetet portuale kanë marrë masat për përballimin e këtij fluksi, me shtimin e kapaciteteve, si të sporteleve nga Policia Kufitare por edhe nga Dogana Durrës”, tha kapiteni i Portit të Durrësit, Taulant Allkaj.