Festat e fundvitit/ Fluks në Kapshticë, 5532 hyrje në 24 orë

Festat e fundvitit janë afër dhe emigrantët që kthehen në atdhe janë të shumtë në numër. Në pikën kufitare të Kpashticës gjatë 24 orëve të fundi kanë hyrë 5532 persona të huaj dhe shqiptarë. Po kështu kanë dalë nga territori i Shqipëri 2981 persona. Shumë emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit, zakonisht kthehen në atdhe për të festuar pranë familjarëve Krishtilindjen dhe Vitin e Ri. Në pikat kufitare të vendit krijohen radhë të gjata, aq sa shtohen edhe sportelet në pikat e kalimit. E njëjta situatë është në pikat doganore të vendit edhe kur emigrantët largohen sërish nga atdheu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?