Festat e Nëntorit, Bashkia: Vendosni flamuj në shtëpi

 

Vetëm pak ditë përpara festave të 28-29 Nëntorit, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar Varrezat e Dëshmorëve. Vendi ku zhvillohen ceremonitë e përvitshme këtë radhë do të ketë një tjetër pamje.

Prej disa ditësh, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekracionit ka ndërhyrë në pllakat tek sipërfaqet e ndryshme në Varrezat e Dëshmorëve, për pastrimin e mbetjeve, për ndriçimin e pllakave, për shtimin e hapësirave të gjelbra, vendosjen e luleve dhe rregullimin e ndriçimit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” bëri të ditur se punonjësit e ndërmarrjes së bashkisë janë duke bërë gati hapësirën e Varrezave të Dëshmorëve.

“Në prag­festat e Nëntorit, Tirana nuk i harron heronjtë e saj. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Bashkia Tirane në punë, që çdo gjë të jetë gati te Varrezat e Dëshmorëve. Vendose edhe ti flamurin në shtëpinë tënde”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku ka ftuar kështu të gjithë qytetarët që të vendosin flamuj kombëtarë në shtëpitë e tyre për t’i dhënë një atmosferë festive kryeqytetit. 

SHKARKO APP