Festat mbaruan, radhë të gjata në dogana

Me mbarimin e festimeve për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri ka nisur edhe kthimi i emigrantëve drejt vendeve të punës. Kjo ishte situata mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kakavijës.

Radhë kilometrike makinash në rrugë. Nga pala shqiptare mësohet se po punohet me dy sportele. Një qytetar tha se ka një orë në pritje, teksa duket se ishte ndër më fatlumët pasi para makinës së tij kishte dhe 10 makina të tjera.

“Kemi gjysmë ore që kemi ardhur. Po shkojmë për Greqi. Ka shumë fluks. Po punohet me dy sportele”tha një tjetër. “Gjysmë ore kemi, të ikin autobusët që të lirohet” u shpreh një tjetër qytetar. Ndërkohë një ditë më parë, shërbimet e DVKM Gjirokastër kanë përpunuar një numër prej 8913 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 2931 në hyrje, dhe 5982 në dalje.

SHKARKO APP