Festat sjellin shqiptarët në shtëpi

Festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të lartë udhëtarësh, të cilët kanë mbërritur në tokën shqiptare për të kaluar gëzimet së bashku me familjet e tyre.

Gjatë ditës së djeshme kanë hyrë në territorin shqiptar një numër i madh qytetarësh.

Konkretisht, në pikën kufitare të Kapshticës përgjatë ditës së djeshme kanë hyrë 4900 shtetas, ndërsa kanë dalë 3779 të tjerë. Autoritetet doganore po punojnë aktualisht me 7 sportele, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata.

Fluks edhe në Kakavijë
Gjithashtu e njëjta situatë raportohet edhe në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj raporton se emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë mbërritur pranë familjeve të tyre. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë 6989 shtetas, ndërsa kanë dalë 4108 të tjerë. Autoritetet doganore kanë marrë masa shtesë që gjithçka të shkojë e qetë dhe pa vonesa për udhëtarët.

SHKARKO APP