Festë në anijen e Rojës Bregdetare, shkarkohet shefi i Forcës Detare

Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari është shkarkuar nga detyra. Meçollari do vijojë të jetë në flotën detare, por jo me role drejtuese. Në vend të tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së.

Ka qenë Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes që ka firmosur shkarkimin e Meçollarit dhe delegimin e Begajt në krye të Forcës Detare. Shkak për shkarkimin e Meçollarit është bërë lejimi i celebrimit të një çifti në anijen e rojës bregdetare.

Meçollari në një reagim për Report TV, shprehet se urdhri për lejimin nuk është dhënë nga ai por nga titullarët në Ministrinë e Mbrotjes në Tiranë.

SHKARKO APP