Festë në burg/ 5 mijë persona, nderimin e viteve do e kalojnë pas hekurave
Duhan, bakllava, gjel deti dhe karta telefoni. Këto janë dhuratat e vitit të ri që kalojnë më së shumti muret e burgut për mëse 5 mijë shtetas që mbahen në sistemin penitenciar. Shpati Ruçi ka ardhur të takojë të vëllain e burgosur për ti sjellë ushqimet tradicionale. “Është hera e parë, nuk e dija që gjeli duhej të sillej pa kocka, është festa e fundvitit dhe kam të afërm këtu”.
Gjeli i Shpatit duhet të kthehet pas dhe të pastrohet nga kockat që me rregulloren e burgut konsiderohen të ndaluara, njësoj si edhe alkooli që është i ndaluar. Ndërkohë familjarë të tjerë presin dhurata nga të afërmit në qeli. Urimi tradicional është gëzuar vitin e ri, por të dënuarit për njeri-tjetrin kanë një urim akoma me specifik.
Ata e urojnë njëri-tjetrin inshallah del sa me shpejt. Për shkak të ngjarjeve kriminale të viteve të fundit, drejtoria e përgjithshme e burgjeve edhe për këtë vit i ka anuluar lejet shpërblyese, që jepej si dhuratë nga autoritetet për disa të dënuar.