Festë në familjen Këlliçi, politikani demokrat marton vëllain

Festë ka sot në familjen Këlliçi, ku anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi marton vëllain e tij, Redin.

Ai ka ndarë një video nga e dasmës, ku çifti shihet teksa kërcen rrethuar nga flamuri kombëtar dhe nën ritmet e muzikës.

“Zemra mal. Në familjen Këlliçi kemi dasëm. Vëllai im Redi dhe partnerja e tij Ana Gjymshana (Këlliçi), kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë në martesë. Falenderoj nga zemra të gjithë miqtë e dashamirësit e familjes sonë për urimet e mbi të gjitha falenderoj Redin&Anën për emocionet që na dhuruan në këtë dasëm tradicionale, ku simboli mbizotërues ishte gjatë tërë mbrëmjes Flamuri Kombëtar. Falenderim nga zemra veçanërisht për Haxhi Baba Sadik Ibrokodhelin, i cili e bekoi dhe gëzoi çiftin e ri në ambjentet e mrekullueshme të Teqesë ‘Reshat Dede Baba’”, shkruan Kelliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?