Festë për luftën ndaj Covid-19? Fico: Jo koha për fishekzjarre, duhet të bëhen hapa të matur
Komiteti Teknik i Ekspertëve sot bënë me dije se në ditët në vijim, do të ketë lirim për një sërë masash, por ende ka orë policore dhe mos lejimin i grumbullimeve, edhe pse prej më shumë se një muaj shifrat e Covid-19 janë drastikisht të ulta. Sakaq srejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, u shpreh se pavarëisht uljes së shifrave të rasteve të reja dhe lehtësimit të masave, ende nuk mund të themi se kemi shpëtuar nga koronavirusi.
“Vendimi sot i Komitetit Teknik, i diskutuar më gjerë me specialistët e fushave përkatëse tregoi që nuk jemi gati për fishekzjarre. Sepse dhe eksperienca si të Wuhanit të tregojnë se duhet të bësh hapa të vegjël por të matur.
Nuk jemi gati të nxjerrim fishekzjarrët e Wuhanit sepse bota nuk është çliruar. E dyta kemi përshirjen e Indisë, Azisë Juglindore, Amerikës Latine të cilat kanë një numër të madh të prekurish nga koronavirusi.
Ka shumë kërkesë për vaksinë por prodhimi i vaksinës nuk është aty ku duhet të jetë. Nuk ka garancira të caktuara, jo vetëm lokalisht por dhe më gjerë për të thënë se kemi shpëtuar nga kjo gjë. Nuk kemi frikë nga koronavirusi”, u shpreh Fico.