Festime kudo për fitoren

 

 

Edhe pse shi i rrëmbyer, atmosfera në Tiranë,  Durrës, Elbasan dhe qytetet e vendit është ndezur tashmë. Shqipëria është në Europianin francez.  Festa ka pushtuar  sheshet e qyteteve ku qindra e mjëra shqiptarë janë duke përjetuar një emocion unik.

Fishekzjarrë, këngë patriotike dhe valle tradicionale janë vënë re në sheshet kryesore të kryeqytetit. Gjithashtu trafiku është mjaft i rënduar, pasi shumë prej tifozëve janë duke udhëtuar me mjetet e tyre dhe burit e makinave janë në sfond të këngëve patriotike.

Sheshet kryesore u mbushën plot. Sheshi “Nën Tereza”, “Piramida”, “Sheshi Skënderbej”..etj, në Tiranë. Po ashtu janë mbushur plot e për plot sheshet në Durrës, Elbasan dhe në qytet e tjera të vendit. Po ashtu festa u shtri dhe në Kosovë e më gjerë.

FESTIMET--Foto-Agim-DobiXheni Sino një vajzë me origjinë nga Gjirokastra, por që jeton në Tiranë shprehet mjaft e lumtur për fitoren. Ajo thotë se rezultati është historik dhe se ndihet krenare për arritjen e kuqezinjëve.

“E pabesueshme. Jemi shumë të lumtur. Fitoreee. Jam mjaft krenare për këtë arritje”, tha ajo.

FESTIMET-Foto-Flor-AbaziElio Rrapo, një djalosh nga Tirana shprehet se ishte hidhëruar shumë për humbjen ndaj Serbisë dhe tashmë për dy ditë kaluam nga mërzitja në festë. “Do kisha pasë shumë dëshirë të kishim festuar në “Elbasan Arena” ndaj Serbisë, por nuk ndodhi kështu. Gjithësesi jam shumë shumë i lumtur për kualifikimin”, tha  ai, duke shtuar dozën e optimizmit, teksa theksoi se në Francë duam të kalojmë fazën e grumeve.

Nderkohe tiufozët thërrisnin në grup “o sa mirë me qenë shqiptarë oe oe…! Po ashtu kishte dhe këngë të tjera, si Xhamajdani vija vija…etj.

Ada Hoxha, një studente ne ekonomik tha se, nuk e priste këtë kualifikim.

“Mendoja se Armenia do mundte. Por ja që Shqipëria ndryshoi dhe fituam. Që kur shënuam golin e parë kam nisur të këndojë u shpreh ajo”, tha Hoxha. Tek një grup tjetër, një djalosh rreth 20-ve, Kejdi Myrtaj u shpreh se po jeton një ëndërr. “Nuk më besohet. Kur u mundëm nga Serbia nuk shpresoja më, isha shumë i zhgënjyer”, tha Myrtaj. “Por, tani do festoj gjithë natën dhe mezi pres të shoh kuqezinjtë në Francë”, vijoi.

Ndersa, Klevis Sulo, një shok i Kejdid tha se festa sapo kishte nisur.

FESTIMET-Foto-Flor-Abazi-(1)Goli i shënuar që në fillim të lojës nga Gashi, në ndeshjen Armeni-Shqipëri, që u luajt në kryeqytetin Jeranev, nxiti atmosferë festive në Tiranë.

Siç është vëzhguar nga gazetari ATSH-së, të rinj e të reja  dhe jo veten kanë nisur festën  e  cila eshte ndezur me shume sidomos pas golit te dyte . Në lokale atmosfera është e ndezur

Në rrugë drejtuesit e makinave kanë nisur t’ bien burimeve, të tjerë vrapojnë me flamunj kuqezi në duar. Po ashtu, atmosfera eshte e ndezur dhe në lokalet  e Tiranës, ku vihet re një përqafim kolektiv e të gjithë klientëve, pasi sot janë të gjithë bashkë.

SHKARKO APP