Festime larg tryezës së familjes, 25% më shumë udhëtime jashtë vendit

Shqiptarët kërkojnë ta kalojnë jashtë vendit Krishtlindjen dhe natën e ndërrrimit të viteve. Sipas operatorëve turistikë numri i atyre që zgjedhin të festojnë larg shtëpisë është rritur me rreth 25% në krahasim me vitin 2022. “Shtetet që kanë preferuar më shumë kanë qenë Spanja Austria Çekia, Franca kanë një organizim shumë të mirë për periudhën e festave se fillojnë një muaj para dhe atmosfera ndihet,” shprehet Florinda Zani, operatore turistike.

Jashtë preferencave të shqiptarëve nuk mbeten vendet e rajonit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Kroacia. Pozitive është se vitet e fundit destinacionet dimërore janë shtuar edhe brenda vendit. Tryeza festive mund të mos shtrohet në shtëpi, por familja ka opsione për t’u mbledhur në atdhe. Juglindja kryeson në preferencë, por edhe qytetet kryesore të bregdetit.

Teksa tradita e do që të gjithë të festojmë në një mënyrë apo një tjetër, shqiptarët këtë vit për do të paguajnë 15-20% më shumë. “Në Europë nuk i kanë darkat e përfshira por në vendet is Greqi, Mali Zi Maqedoni i kanë të përfshirë këto dy festa të rëndësishme Ndryshe nga Europa, në Shqipëri ofrojnë ose të treja vaktet ose mëngjesin dhe darkën gala. Në varësi të yjeve të hotelit mund të fillojnë nga 40 euro deri në 100 euro për person”.

SHKARKO APP