Festivali i Akuarelit / Artisti turk i dhuron Muzeut të Krujës pikturën e Skënderbeut, nxënësit e Jordan Misjes i këndojnë himnin shqiptar

Presidenti l i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelit, artisti i mirënjohur turko-kanadez Atanur Dogan, ka dhuruar për Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një pikturë kushtuar Heroit Kombëtar në nder të datës së lindjes së tij 6maj1405

Kjo pikturë është realizuar ditën e sotme, gjatë edicionit të Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit që po mbahet në Tiranë.

Ajo që bie në sy është se gjatë kohës që artisti i njohur me origjinë turke pikturonte, nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë këndonin himnin kombëtar, por dhe mjaft këngë të njohura me nota patriotike si “Marshi I UÇK-së”, “Mora fjalë”,

Festivali i Akuareli sjell në Shqipëri 200 artistë nga 40 shtete, të cilët ekspozojnë punimet e tyre në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dhe Galerisë së Artit të Tiranes. Punimet do të qëndrojnë të hapura për publikun deri më 14 Maj 2022. Ky atkivitet organizohet nga Shoqata Kulturore Vizart me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.

SHKARKO APP