Festivali i këngës në RTSH: Emra të mëdhenj të skenës rikthehen në konkurrim

“Festivali i Këngës në RTSH konfirmon edhe një herë madhështinë e tij. Artistët më të mirë të karrierës por edhe zërat e rinj më të talentuar do t’i bashkohen ngjarjes më të madhe e më të rëndësishme të muzikës në edicionin e 57-të”, shkruhen në Instagram-in e Eurovision Albania.

https://www.instagram.com/p/BpC1oRyHdP-/?utm_source=ig_embed

Emra të rëndësishëm si Elton Deda, Gjergj Leka, Bojken Lako, Eliza Hoxha, Eranda Libohova, Jonida Maliqi, Orgesa Zaimi, Kujtim Prodani, Soni Malaj, Vikena Kamenica do të ngjiten në skenën e festivalit të fundvitit.

Do të marrin pjesë gjithashtu artistë të rinj si Klint Çollaku, Alar Band, Dilan Reka etj.

Festivali i RTSH-së zgjedh këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2019, i cili do të mbahet në Izrael, në 14-18 maj.

SHKARKO APP