Festivali “Unum” në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Do të jenë 8 mijë të huaj

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu shprehet optimist për sezonin turistik. Ai thotë se 65% e turistëve në Lezhë janë nga Kosova. Ndreu po ashtu zbuloi se në festivalin “Unum” që nis më 1 qershor, kanë konfirmuar pjesëmarrjen 8 mijë turistë të huaj.

”Strukturat akomoduese janë përmirësuar shumë. Ne jemi munduar që rregullin në plazh ta vendosim siç duhet. Mendoj se presim të jetë i mbarë.

Më 1 qershor startojmë me një bum klientelë që shumica e tyre janë të huaj. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen 8 mijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi një platformë ku ka gjithçka që ka Lezha në google. Lezha ka një bregdet. Pastaj kemi objektet historike të Lashta, kemi kalanë, Gjergj Kastriotin, kemi shtëpinë e Fishtës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?