Festohet një qershori, në Tiranë dhe rrethe aktivitete festive për fëmijët

Në Tiranë 1 Qershori u festua me aktivitete të larmishme e argëtuese. Politika apeloi për më shumë punë për të ardhmen e fëmijëve ndërsa më të vegjlit kërkuan më tepër vëmëndje.

Tirana e priti me festë, muzikë e ngjyra 1 Qershorin.

Fëmijët iu gëzuan aktiviteteve argëtuese përgatitur enkas për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditën e tyre, të vegjlit kërkuan një Shqipëri më të mirë dhe më shumë vëmendje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të ishte Shqipëria më e pastër dhe më e rregullt”

Përmes argëtimit përcollën edhe mesazhe të rëndësishme, si kujdesin për natyrën, për kafshët por edhe për t`u ushqyer shëndetshëm.

Kryetari Erion Veliaj, iu bashkua aktiviteteve ku nuk munguan deklaratat politike.

Veliaj: Për ideal të partisë shkatërroheshin procese dhe nervat e njerëzve. Sot jemi në një epokë tjetër. Tirana po ecën përpara, e sigurt që do vazhdojë të ecë përpara edhe në 4 vitet e ardhshme. Data 30 nuk është që partitë të zgjedhin popullin, por populli të zgjedhë partitë. Unë besoj se zgjedhja në Tiranë është çfarë do bëjmë për fëmijët.

Festën e uroi edhe Presidenti Meta i cili në rrjetet sociale tha se të gjithë duhet të punojnë për të ardhmen e fëmijëve.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh se e ardhmja në Shqipëri do jetë më e mirë, më e sigurt dhe se ata do të rriten me mundësi.

Një Qershori u festua edhe në qytete të tjera, ku fëmijët u bënë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga bashkitë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?