Fevziu: PD në një moment të vështirë, e pamjaftueshme për të konkuruar me maxhorancën
Blendi Fevziu, flet për situatën në PD-në, për të cilën u shpreh se opozita shqiptare është në një moment shumë të vështirë për shkak të përçarjes dhe paaftësisë për të zgjidhur një problem të saj të brendshëm. Ai tha se PD-ja nuk mund ta linte zgjidhjen e saj në dorën e gjykatave dhe se sipas tij pas fitores së Berishës në mars 2022 opozita duhet të hynte në një proces integrimi të brendshëm
”Fakti është se nëse e shohim në një këndvështrim, Shqipëria lëngon në problematikën e opozitës, pra opozita shqiptare është nën një moment shumë të vështirë për shkak të përçarjes, problemeve ligjore të saj dhe paaftësisë dhe pamundësisë për të të zgjidhur një problem të saj të brendshëm. Gjykimi im për këtë të cilin e kam thënë disa herë është se PD nuk duhet ta linte zgjidhjen e problemit të saj në një vendim gjykate, por duhej të gjente një zgjidhje të brendshme.
Gjykatës nuk mund ti kërkosh llogari sepse gjykatësit nuk mbajnë përgjegjësi për vendimet që marrin dhe e dyta gjykatat mund të gjejë një gabim për ta rikthyer dhe në këtë rast nuk mund të gjykosh se pluralizmi të mbesë nën dorën e një gjykate.
Shpesh herë procedurat janë gjëra strikte në akt padinë tënde kanë një zgjidhje të përgjithshme prandaj mendoj se PD pas fitores së pjesës së Berishës në zgjedhjet e mars 2022 duhet të hynin në një proces integrimi të brendshëm dhe ata që ishin kundër ti integronin, këtu hyn dhe Alibeaj”,-tha në emisionin Të Paekspozaurit në MCN TV.