Fico: I kemi menduar masat jo vetëm si ekspertë, por edhe si konsumatorë e familjarë
E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i ISHP-së, Albana Fico u shpreh se masat e marra nga ekspertët janë menduar mirë.
Fico: Marrja e masave nuk është diçka e lehtë se ka kosto ekonomike dhe kosto njerëzore. Nuk është dicka që është e shkruar në gur ama. Këto masa nuk i kemi menduar si ekspertë në fushën e shëndetit, por edhe si konsumatorë në familjet shqiptare.
Të vish me një masë të caktuar në konsultim të gjerë me specialistët, është diçka e konsultuar. Nga mbajtja e maskave deri në kufizimin e lëvizjes, ne nuk kemi këshilluar që të relaksohen njerëzit në kafe, por të ruajnë distancën.
E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i ISHP-së, Albana Fico u shpreh se në humbjen e babait të saj u tha të afërmve të takohen kur të mbarojë pandemia.
Fico: Unë vetë kam humbur babain dhe u thash të gjithë njerëzve që më njohin takohemi kur kjo e gjitha të ketë mbaruar.
Jam totalisht kundër mbledhjeve për tubime partiake. Nuk duhet të ketë asnjë diferencë për këtë çështje. Masat janë marrë duke parë se ku janë thyer rregullat. Prandaj nuk ka tubime politike deri në një urdhër të dytë.
Deri më sot ne kemi një incidencë më pak se 2% për fëmijët poshtë 14 vjeç. Ne kemi gati 2 muaj me rastet në shkolla dhe disa vatra në klasa që nuk kanë prodhuar pozitivitetin që kemi sot.