Fico: Pas datës 20 dhjetor, testi i shpejtë do të shpërndahet në rrethe
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, prof. Albana Fico, thotë se testi i shpejtë i antigenit ka një siguri të lartë dhe do të forcojë kapacitetet aktule të testimit.
”Janë siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigentit. Do të vijojë furnizimi ndërkohë që ne vijojmë paralelisht edhe testimin PCR. Vatrat e evidentuara që do të vlerësohen prej tyre si me rëndësi në transmetimin e infeksionit. Testet janë të një standardi të një cilësie të lartë, çertifikuar nga OBSH”, tha Fico.
Drejtoresha e ISHP-së, nënvizoi se pas datës 20, testimi i shpejtë do të vendoset në administrim edhe të mjekut të familjes, por do të vijohet dhe shpërndarja e testeve në rrethe.
”Pas datës 20, do të vijohet dhe shpërndarja e testeve në rrethe. Pacientët do të referohen nga mjeku i familjes. Që nga fillimi i pandemisë është përmirësuar cilësia e testeve. Testet e shpejta funksionojnë shumë mirë në 5-ditëshin e parë ku ngarkesa virale është më e madhe. Edhe kur kemi simptoma, me kalimin e ditëve fillon e bie virulenca. Mjekët e familjes pas datës 20, do të referojnë një kategori të caktuar pacientësh që përmbushin ato kushte, si personat që shërbejnë në komunitete të caktuara, në ambiente të mbyllura, në dhënien e shërbimit ndaj të moshuarve”.