Fico: Ulje e shtrimeve në spitalet Covid, më pak të intubuar

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, theksoi se numri i personave të shtruar në spitalet Covid 1 dhe 2 si dhe atyre të intubuar ka pësuar ulje.

”Kemi folur edhe për numrin e bashkive të prekura, të cilat kanë ardhur tani në nivelin e 30 bashkive, mbetet i njëjtë raporti i infeksionit femra-meshkuj, ndërkohë që fatalitetet janë në të kundërtën e këtij raporti. Numri i personave të shtruar në spitale Covid 1 dhe 2 ka pësuar ulje. Edhe numri i të shtruarve në reanimacion dhe përkatësisht atyre të intubuar ka pësuar një ulje”,-tha Fico.

Sipas saj, gjatë kësaj periudhe është vijuar me vaksinimin, i cili deri ditën e djeshme në totalin e dozave të kryera është 433 628 me një mesatare ditore tek 16 mijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Disa qarqe si Gjirokastra, Berati dhe Korça nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme për të vlerësuar masat e marra paraprakisht. Kujtoj qytetarët se nuk ka përfunduar beteja jonë me Covid-19 prandaj respektimi i rregullave, mbajtja e maskës, distancimi social, higjiena, identifikimi i rasteve të reja, karantinimi i tyre dhe respketimi i këtyre rregullave duhet të vijojë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?