Fidel Ylli: Nëse Rama do më presë në besë…

“Në ciklin e Forumeve UET, për një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë këtë të martë, ishte i ftuar Fidel Ylli. Ai është i ftuari i parë në kuadrin e hapjes së programeve të reja të studimit të sporteve, që janë pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, të ristrukturuar. Pyetjes se përse ka vendosur të bëhet pjesë e politikës shqiptare, ai i është përgjigjur se dëshira për të kontribuar në përmirësimin e situatës së sportit në vend ka qenë shtysa e tij e vetme.

”Kjo politikë që është në Shqipëri, është kaq e ashpër, kaq e keqe. Politika në thelb është gjë e mirë, e bëjnë familje të mëdha, njerëz me kulturë, me botë, por këtu është shumë e ashpër. Ka hyrë çdo lloj njeriu në parlament, vetëm se merr disa vota diku dhe është bërë pjesë e politikës. Ndonjëherë vihesh edhe ti në siklet. Megjithatë një fjalë e kryeministrit më ka bindur që t’i hyj politikës. Kryesisht kam dhënë fjalën që kur të bëhem pjesë e saj, nuk do të flas për ato gjëra që nuk më takojnë, por për ato të cilat janë pjesë e edukimit tim. Edhe ju e keni parë që përgjatë gjithë kësaj kohe për këtë kam folur, për reforma në sport, për edukimin, për mediat”.

Ylli ka treguar se ka qenë kryeministri Edi Rama e ka bindur të marrë këtë vendim. ”Kryeministri më thoshte që duhet të vish, të bëhesh anëtar i Parlamentit sepse unë kam nevojë për ty. Unë i kam thënë jo, i kam thënë se nuk kisha dëshirë të bëhesha pjesë e politikës. Unë di që je mirë, tha, të gjithë e dinë që nuk je njeri i korruptuar, se i ke bërë bizneset me sakrifica, pse do të më lësh vetëm. Dhe më tregoi për kryeministrin e Spanjës, Aznarin, të cilit i kanë bërë vërejtje se Parlamentin dhe Qeverinë e kish ndërtuar me shokët e tij. Përgjigjja e tij, tha, ishte: ‘Po me shokët e mi e kam bërë, se me këta kam ëndërruar ta bëj Spanjën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama më tha: ‘Unë me ty jam ulur në ’86-87, që shanim sistemin, që donim ndryshim, dhe tani përse do të më lësh vetëm?’. Fabula ishte te morali. Atëherë unë i thashë do ta mendoj, dhe pasi mendova, vendosa, dhe i kam thënë dy fjalë, unë do merrem me reformën në sport se sportin e kam jetën time. Por nëse ti do më presësh në besë, do më kesh kundër, tha Ylli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tregon dhe si iu fut biznesit. ”Unë mendoj se u bëra i zoti pasi kisha vizionin që të ecja përpara. Të bësh biznes në vitet ’95 -96, kur të tjerët merrnin në duar kallashë, unë bëja pallate dhe rrija i ruaja gjatë gjithë natës. Me vështirësi ne kemi arritur dhe jemi këta që jemi. Unë në politikë hyra tani, por kur hyra i kisha bërë bizneset më përpara, pra në politikë unë hyra të kontribuoj për sportin që e dua aq shumë. Të jap kontribut, me kryeministrin, me qeverinë, me të gjithë faktorët, në mënyrë që të nxjerrin sa më shumë buxhete dhe ligje të mira”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?