Fier, 59 zjarre vetëm në shtator
187 zjarre janë regjistruar në territorin e Bashkisë së Fierit gjatë këtij viti ku 59 vatra u shfaqën vetëm gjatë shtatorit. Pjesa më e madhe u shkaktuan nga pakujdesia e fermerëve për pastrimin e tokave bujqësore
“Problematikë ka qenë muaji shtator ku janë regjistruar rreth 59 zjarre. Si pasojë e kësaj kemi zjarre në vreshtari, rreth 3 dynym vresha të djegura, rreth 80 hektarë ullishte, rreth 25 hektarë pyje me pisha”,-thotë Arben Dhimo, Drejtor i Shtabit të Emergjencave pranë Bashkisë Fier. 10 persona janë identifikuar si shkaktarë të zjarreve që sipas Dhimos shkaktuan pasoja të konsiderueshme në vreshta e pyje.
“Njerëz të papërgjegjshëm kanë ndezuar zjarret kryesisht për pastrimin e arave dhe nuk kanë arritur të parandalonin zjarrin që të merrte përmasa të mëdha”. Por përballja me valën e zjarreve gjatë muajit shtator tregoi se Shërbimi zjarrfikës në Bashkinë e Fierit ka nevojë për investime në staf e sidomos në mjete.
KOHA JONË SONDAZH

