Fier/Denaj: Arsimi profesional, 57% e tregut të punës në Shqipëri e zë mosha 30 vjeçare

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite të zhvilluar në qytetin e Fierit, u ndal edhe në shkollën e mesme profesionale “Petro Soto” ku theksoi se, kemi numrin më të lartë të personave në tregun e punës që janë me moshë mesatare të re.

“Ne kemi numrin më të lartë të personave në tregun e punës që janë me moshë mesatare të re. 57% e tregut të punës në Shqipëri vjen me moshë mesatare 30- 31 vjeç. Kemi një arsim profesional falas dhe të rinjtë janë të aftë që në moshën 19 vjeç të hynë në marrëdhënie pune”, u shpreh Denaj.

Për vitin mësimor 2020-2021, në shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” studiojnë 749 nxënës në 7 drejtime mësimore. Nga buxheti i shtetit, gjatë këtyre 5 viteve, është investuar në ndërtimin e godinës së bazës prodhuese të shkollës dhe repartet e praktikave profesionale. Gjithashtu, shkolla ka pasur investime te konsiderueshme nga projektet IPA.

Swiss Digital Desktop Reklama

52% e nxënësve nga shkolla e mesme profesionale “Petro Sota” janë punësuar vetëm një vit pas diplomimit. Mësuesit janë trajnuar me programin 24 ditor bazat e didaktikës dhe kanë marrë trajnime të vazhdueshme profesionale. Shkolla e mesme profesionale “Petro Sota” ka rreth 128 marrëveshje me bizneset, të cilët iu mundësojnë nxënësve praktikat profesionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?