Fier, Gjanica del nga shtrati, rrezikojnë përmbytjen shtëpi e biznese

 

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme në zonën e Fierit kanë bërë që lumi Gjanica të dalë sërish nga shtrati duke rrezikuar përmbytjen e shtëpive dhe bizneseve pranë tij.

Bashkia e Fierit u ka bërë thirrje banorëve që të jenë gati për t’u evakuuar nga banesat në rast se situata përkeqësohet.

Ndërkohë, grupi i emergjencave të prefekturës është në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo lloj situate.

Ministria e Brendshme përmes një deklarate të pak orëve më parë informoi se “reshjet mund të shoqërohen edhe me rritje të nivelit të përrenjve dhe të lumenjve në qarqet: Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.Nisur nga parashikimet e motit, nuk përjashtohet mundësia për përmbytje të lokalizuara anës brigjeve apo përmbytje urbane në varësi të gjendjes së infrastrukturës së kanalizimeve. Prurjet maksimale të ujit janë parashikuar për ditën e enjte, datë 26 nëntor.”

SHKARKO APP