Fier, gruaja rrëfen minutat e frikës: Erdhën dhe thyen…
Banesa të cilën tentuan të grabisin katër persona mëngjesin e së premtes në Fier, i përket Minella Muçës, e cila ndodhet në lagjen ”29 Nëntori” në Fier. Gruaja e shtëpisë, Elsa Muça ka treguar momentet e tmerrit.
”Në orët e para të mëngjesit dëgjuam zhurma në derë, ku hajdutët tentuan të thyejnë drynin. U frikësuam shumë. Autorët tentuan të hapin derën”, tregon ajo.
Burri i saj telefonoi policinë i alarmuar. ”Nuk arritën të hapnin dot derën se njoftuam policinë dhe erdhi policia shumë shpejt”, vijon ajo.
Pas mbërritjes së policisë, hajdutët kanë shkëmbyer zjarr me uniformat blu. Për pasojë, një prej hajdutëve ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër u plagos. Dy të tjerët mundën të largohen dhe tashmë janë në kërkim.
Sërisht në Fier/Grabitja kthehet në luftë me policinë, vritet hajduti
KOHA JONË SONDAZH

