Fier, Këshilli Bashkiak heq parkimet private në qytet

Këshilli i ri i bashkisë së Fierit zhvilloi mbledhjen e parë, pas asaj të konstituimit të tij, ndërsa vendosi heqjen e tarifës për parkimet në qytet, duke anulluar parkimet private.

Gjithashtu, këshilltarët miratuan përkrahjen sociale, buxhetin e vitit 2015, strukturën dhe organikën e bashkisë si dhe ngritjen e Komisionit të Strehimit.

Sipas kryebashkiakut Armando Sybashi, miratimi i të gjitha vendimeve jo vetëm që i hap dritën jeshile aktivitetit normal të bashkisë, por është edhe tregues i nivelit dhe përgjegjshmërisë së këshilltarëve.

SHKARKO APP