Fier, konsumon fotoksinë, humb jetën 26-vjeçarja

Një 26 vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Sipas informacionit të policisë 26 vjeçarja ka gëlltitur fotoksinë dhe me pas familjarët e kanë çuar në spital por pa mundur ta rikthejnë në jetë.

Sipas mjekeve 26 vjeçarja nga Ada e Frakullës ,Fier, kishte pire 3 kokrra fotoksine dhe me gjithë përpjekjet për ta rikthyer në jetë ka qenë e pamundur.Nuk dihen ende motivet e gëlltitjes së 26 vjeçres të helmit vdekjeprures por mendohet se akti është ndërmarrë në kushte të depresionit.

Më datë 17.05.2018, në spital ka ardhur e shoqëruar nga familjarët e vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasja B.T, vjeç 26, e cila ndërroi jetë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?