Fier/ Luan Baçi me fermerët në Dërmenas: Ndryshim do të thotë nxjerrje nga varfëria me shpërblimin e punës

Në Dërmenas, qarkun e Fierit, familjet që jetojnë me bujqësi nuk kanë marrë asnjë subvencion. Ata i treguan kandidatit të PD, Luan Baçi se dorën e shtetit e ndiejnë vetëm tek faturat e larta, por asnjëherë tek mbështetja. “Ne taksat i paguajmë, po këto nuk po na japin mbrapsht asgjë. Plehrat kimike janë shtrenjtuar sidomos këto dy muaj të fushatës. Askush nuk kujtohet të na ndihmojë me asgjë.”- tha një fermer, i cili tregoi se gjatë qeverisjes së PD kishte marrë subvenciine për ullinjtë e mbjellë, megjithëse nuk njihte njeri.

Luan Baçi e siguroi se skema e re që do të zbatojë PD pas 25 prillit do të jetë edhe më e mirë për fermerin se oara 8 vitesh. Do ta ndihmojë atë të dalënnga varfëria dhe stërmundimet.

“Ke perfituar para 8 vitesh ne kohen e PD, se ishte ndryshe, tani kalojnë nepërmjet drejtorisë së bujqësisë që bën përzgjedhjen. Me programin e PD do të ketë ndryshim, do të jetë karta e identitetit të fermerit do të jetë numër nipti për fermerin dhe ju do të aplikoni direkt, humbet burokracinë plus që shmang edhe abuzimin që eshtë prezent në administratë. Të gjithë qytetarët janë në këmbë dhe e presin 25 prillin me padurim për të votuar Partinë Demokratike dhe kundër Edi Ramës po ne duhet te jemi të gjithë bashkë dhe me shpresë. Duhet të nxjerrim në votime të gjithë njerëzit tanë”- tha Luan Baçi

SHKARKO APP