Fier, prangosen 5 persona për shpërndarje kokaine

Policia e Fierit ka arrestuar 5 persona, nwn akuzw për shpërndarje të drogave të forta në sasi të vogla, ndërkohë që ka sekuestruar 241 doza lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Sharan” u bë kapja dhe arrestimi i shtetaseve:

Elorjan Bani, 36vjeç, banues në Kuçovë,  Alboren Zhuka, 24 vjeç, banues në Kucovë,

Dritan Curraj ,45 vjeç, banues në Vlorë. Të tre kwta persona u kapën me një sasi prej 241 dozash lëndë narkotike të dyshuar Kokaine,me peshë 241 gramë, të cilën e kishin blerë nga shtetasit: Ladi Konomi, 55 vjeç dhe Gwzim Serdani, 47 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët janë arrestuar gjatë operacionit.

SHKARKO APP