Fier: Punonjësit e rafinerisë së naftës në protestë përpara prefekturës, kërkojnë pagat dhe fillimin e punës

Me pankarta në duar, punonjësit e rafinerisë së naftës kanë dalë sërish në një protestë përpara prefekturës. Ata kërkojnë marrjen e pagave dhe duan fillimin e punës sa më shpejt. Ata kërkojnë gjithashtu marrjen e përgjegjisë nga qeveritarët nëse ndodh dicka në këtë uzinë.

Sipas tyre prefekti i qarkut Fier do të ketë një takim me ministren Balluku për të marre një zgjidhje.

Potestuesit i bënë  thirrje të gjithë punetorëve të bashkohen në protestë për të drejtat e tyre. Kushtet e vështira i kanë detyruar punonjësit të marrim bukën me liste dhe femijet i kanë hequr nga shkolla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë protestës i bënë thirrje kryeparlamentarit Ruçi të vijë në Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Punonjësit : “I bëjmë thirrje kryetarit të parlamentit të vijë në Fier sepse në vitin 2021 do kërkojë vota në këtë qytet. Votat i ka marrë nga viti 1992 e deri me sot te gjitha votat, ti vijë turp.”

Ata paralajmëruan se nëse nuk arrihet në një zgjidhje do të përshkallëzojnë protestët deri në grevë urie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?