Fier, të bashkëjetosh me plehrat

Rreth 60 tonë mbetje në 24 orë që grumbullohen në fushën pranë Sheqit në Fier, ka sjell tejmbushje të saj.

Banesat e bizneset jo më larg se 50 metra distancë nga fusha, bashkëjetojnë me rrezikun e kontaminimit nga helmet e mbetjeve që groposen, dhe me erën e keqe.

Disa punëtorë bëjnë çdo ditë diferencimin e mbetjeve.

Fusha, përvec mbetjeve, popullohet dhe nga persona që mbledhin material të riciklueshme, për ti shitur, si një burim gjenerimi të ardhurash për ta.

Ndërkohë për banorët e zonës, aroma e keqe  por edhe zjarri që bie disa herë në vit në këtë fushë grumbullimi plehrash është kthyer shumë shqetësuese për banorët  dhe bizneset që janë vetëm 50 metra larg kësaj fushe mbetjesh urbane. Edhe pse ata janë ankuar disa herë në bashki ende nuk ëshë gjetur një zgjidhje.

I kontaktuar me telefon, nënkryetari i Bashkisë Fier thotë se është në dijeni të problemit për nevojën e një fushe të re për hedhjen e mbetjeve urbane por nuk është mundësia brenda hapësirës territoriale të bashkisë. Sipas Flamur Matos po negociohet me këshillin e Qarkut për një fushë me hapësirë të bollshme dhe larg zonave të banuara.

Me ndarjen e re administrative, bashkia e re e Fierit nga 120 mijë banorë do të menaxhojë 200 mijë.

 

SHKARKO APP