Fier, uji pushton 750 shtëpi e biznese gjatë natës

 

Plot 600 shtëpi i dhe 150 lokale e objekte tregtimi janë përmbytur në Qarkun Fier nga dalja prej shtratit e lumenjve Seman e Vjosa, ndërsa dëme të pallogaritshme ka sjellë brenda qytetit edhe lumi Gjanica.

Si kurrë më parë, ky lumë ka vërshuar duke zaptuar edhe rrugët qendrore të Fierit. Kjo situatë e rëndë bëri që gjatë orëve të para të mëngjesit të evakuohen mbi 300 banorë të vendosur nëpër banesa në zonat e prekura nga lumi.

Më shumë e rënduar gjendja është paraqitur në lagjen “1 Maji” dhe “Kryengritja e Fierit”, në lagjen “Liri” dhe në lagjen “Sheq i Madh”.

Përveç banesave të vendosura rreth shtratit të tij, lumi Gjanica vërshoi edhe në territorin e lagjeve të tjera përreth, ku uji ka mbuluar katet e para të disa subjekteve tregtare, duke përmbytur gjithë mallrat që ishin në to.

Shtabi i emergjencave civile tregon se 60 mjete të emergjencave civile janë vënë në dispozicion për evakuimin e banorëve, ndërsa shprehen se do të jenë në gatishmëri të plotë. Prefekti i qarkut, Xhevit Bushaj, thotë se operacioni do të vijojë deri në qetësimin e situatës.

“Së bashku me Bashkinë Fier, policinë e institucione të emergjencës jemi vendosur në të gjitha pikët e konsideruara të nxehta dhe situatën e kemi nën kontroll. Janë evakuuar gjithë banorët që rrezikohen, si në qytetin e Fierit, ashtu edhe në rrethinat e prekura nga përmbytjet. Kërkojmë vëmendjen e banorëve të tjerë, nëse do të ketë raste që kanë nevojë për ndihmë, të na lajmërojnë”, ka thënë Bushaj per Panorama.

Si pasojë e rreshjeve të shumta të rëna më 10 dhe 11 tetor, në territorin e Bashkisë Fier u regjistruan disa zona problematike dhe ish komuna: zona përgjatë lumit Gjanicë, lagjet “1 Maj”, “Sheq I Madh”, “Sheq I Vogël”, “Mbrostar”, “Afrim”, ish komuna Qendër, lagjia e ulët e fshatit Zhupan, fshati Verri, Daullas, Frakull etj.

Bashkia menjëherë, që në orët e vona të ditës së shtunë u mobilizua me mjetet dhe punonjësit e saj për tu gjendur pranë qytetarëve në nevojë dhe për të ndërhyrë në stabilizimin e situatës.

Në terren, për stabilizimin e situatës u vunë në dispozicion të gjitha mjetet e bashkisë (skepa, mjete trasporti, autobote etj .. dhe grupet e punës të cilët përgatitën vendstrehimet për personave që do të kishin nevojë për strehë.

Në dispozicion u vunë menjëherë me ushqim dhe shtretër dy konviktet: Konvikti i ishkollës “Jakov Xoxa” me 72 shtretër dhe konvikti i shkollës së mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” me 160 shtretër.

Një mjet ashensor i bashkisë iu vu në dispozicion OSHE-së për të eleminuar të gjitha defektet e hasura në linjat e furnizimit me energji elektrike të qytetit.

Në terren në ndihmë të qytetarëve ishin dhe vazhdojnë të jenë të gjitha njësitë administrative me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të ndërhyrë për cdo rast emergjent. Prioritet i Bashkisë Fier në këtë situatë është sigurimi i jetës, shëndetit të banorëve dhe stabilizimi i situatës.

U bëjme thirrje të gjithë qytetarëve: Në rast se qëndrimi në banesat e tyre rrezikohet, ose dikush ka nevojë për ndihmë, të njoftojnë menjëherë drejtuesit e rajonit të tyre për të siguruar evakuimin.

Rajoni Nr: 1

Erson Goga cel: 0692663326

Rajoni Nr: 2

Maksim Zarka cel: 0698272451

Rajoni Nr: 3

Agim Celibashi cel: 0694288101

Rajoni Nr: 4

Asqeri Ruko cel: 0695236505

Grupet e punës vazhdojnë të jenë në terren për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe njëkohësisht për të larguar ujin nga zonat e përmbytura.

SHKARKO APP