Fieraku që takoi presidentin Joe Biden, i ati: Krenar për djalin

Krenaria e Isuf Avdullait është djali i tij 38-vjeçar Andi, i cili prej 10 vitesh është pjesë e Policisë në Pensilvani të SHBA-së. Isufi flet për karrierën e të birit në Pensilvani, që ka kulmuar deri me takimin me presidentin amerikan Joe Biden.

“Djali punon në policinë e shtetit në Pensilvani ka 10 vite. Në kohën kur ka ardhur zv.presidenti i SHBA në Pensilvani ky ka qenë një nga shoqëruesit që e shoqëronte kur lëvizte brenda qytetit jashtë qyteti, i cili ka edhe një foto me presidentin që është tashmë i SHBA-së”.

Ka qenë një mëngjes si gjithë të tjerët ai kur në shtëpinë e Isuf Avdullait, mbërriti fotografia e djali të tij, me presidentin më të fuqishëm të botës, dërguar nga Arkiva e Shtetit të Uashingtonit. Isufi rrëfen vështirësitë që kanë kaluar familjarisht, që para 24 vitesh, kur vendosën të linin Fierin dhe të emigronin përtej Atlantikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkuam në SHBA, në një shtet të madh fillimi ka qenë i vështirë. Kam nostalgji për Fierin qytetin ku jam rritur dhe lindur. djali im ka qenë para 3 vitesh në Shqipëri dhe dasmën e ka bërë këtu”,-tha për “Report TV”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paçka se bëjnë një jetesë mjaft të mirë në Pensilvani, familja Avdullai nuk ka hequr dorë nga vizitat në Shqipëri, ku kthehen 1 herë në 3 vjet. E shkëlqimi që ka vendi ku ata jetojnë prej 14 vitesh, nuk është asgjë para mallit që ndjejnë për shtëpinë e tyre të vjetër, në lagjen 1 maji në Fier.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?